Haradinaj dhe Mustafa pajtohen për rrëzimin e qeverisë Kurti


Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Në një paraqitje para mediave, pas takimit që realizoi me Isa Mustafën, kreun e LDK-së, Haradinaj u shpreh se kurdo që të hidhet në Kuvend çështja e rrëzimit të qeverisë, AAK do të votojë pro.

“Nuk i kemi dizajnu hapat e mëtejmë, të ardhshëm. Me siguri, në ditët në vijim, inicuesi i mocionit nga sot përkrahjen e ka edhe nga AAK-ja”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk po filloj më këtë. E para, ne jemi opozitë; çdo herë që ka mocion mosbesimi, opozita voton kundër. Qeveria Kurti e ka hequr taksën në mënyrën më të keqe, duke e lënë Kosovën pa taksë, por edhe pa miq në detyrat e veta kryesore”, u shpreh ai.

Haradinaj akuzoi kryeministrin Albin Kurti për dezertim ndaj vendit.

“Është një lloj dezertimi i kryeministrit Kurti ndaj vendit dhe temave të mëdha me të cilat ballafaqohet vendi”, u shpreh Haradinaj.

Baby Boo