Haradinaj: Deklaratat për ndarje janë vetëm spekulime


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë edhe një herë zërat për ndarjen e mundshme të Kosovës. Haradinaj gjatë një vizite që i bëri kampit ushtarak Bondstel ka falënderuar ushtarët amerikanë për kontributin e dhënë në Kosovë, ndërkaq i ka cilësuar si spekulime deklaratat e klerikëve serb që ekzistojnë plane për ndarje të Kosovës.

Ndërkaq Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq duke komentuar ecurinë e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, ka thënë se administrata e tanishme amerikane është më e hapur që të dëgjojë edhe qëndrimin e Serbisë në lidhje me çështjen e Kosovës.

Tani kam përshtypjen se kemi një bashkëbisedues i cili është i gatshëm që të na dëgjojë,shumë herë kam pasur përshtypjen në historinë time të shkurtër në politikë, se kam para vetës një bashkëbisedues që nuk është i gatshëm të dëgjojë , sikur të flasësh me murin. Tani kemi një bashkëbisedues që është i gatshëm të dëgjojë. Këtu, megjithatë, kemi një administratë që duket të jetë e hapur për të na dëgjuar dhe ky është një ndryshim i madh për ne,, – deklaroi Ana Bërnabiq -Kryeministre e Sërbisë.

Ndërkaq admirali amerikan, James Foggo, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë siguroi se ushtarët e Aleancës janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo situate në rast të eskalimeve eventuale.

Çdo herë që ka diskutime për zgjidhje kontraverse politike për problemet në Ballkan, ka potencial për trazira. Dhe rrjedhimisht jemi të vetëdijshëm se kjo është një kohë e rëndësishme, se ka shumë diskutime përtej kufijve të Kosovës, siç thashë në mes të Prishtinës dhe Beogradit.Në demokraci, jo të gjithë pajtohen, disa njerëz i shprehin mosmarrëveshjet e tyre në rrugë, unë do të ju rekomandoja që të mos e bëjnë këtë gjë, ose nëse veprojnë kështu, si në çdo demokraci të civilizuar, kjo gjë të bëhet në mënyrë paqësore. Ne do të jemi këtu për t’i mbështetur institucionet e Kosovës, të cilat ruajnë sigurinë, gjatë këtij muaji dhe muajve të tjerë të vitit”- James Foggo-Komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara Aleate në Napoli

Nga ana tjetër presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të donte ndonjë konflikt me shqiptarët apo me ndonjë popull tjetër. Vuçiq ka përshëndetur qasjen e administratës amerikane e cila për dallim nga disa vende tjera dëshiron zgjidhje më të shpejt me Kosovën.

Baby Boo