Haradinaj: Çështje javësh kur Kosova do të marr lajmin për vizat


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se çështje javësh kur Kosova do të marr lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

“Samiti i Sofjes ishte rast i mirë për t’i treguar të arriturat e Kosovës përpara liderëve europianë dhe Deklarata e Përbashkët është një dëshmi që Kosova e ka të sigurtë perspektivën euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kosova, sipas tij, përfundimisht është palë në raport me BE dhe duhet avancuar këtë marrëdhënie.

Baby Boo