Haradinaj: Ata që hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp

epa06194897 Leader of the Alliance for Future of Kosovo (AAK), Ramush Haradinaj, gestures after he was elected the new Prime Minister of the Republic of Kosovo in Pristina, Kosovo, 09 September 2017. The 49-year-old Haradinaj served as prime minister for three months from December 2004 to March 2005. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ata që po hartojnë seknar të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp.

Haradinaj ka shkruar të shtunën në Facebook se Kosova dhe Serbia duhet të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet.

“Ata qw po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp. Kosova dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër përpos të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet! Të gjithë ata që mundohen të gatuajnë skenarë të destabilizimit të situatës, e të cilët fatkeqësisht nuk janë pak, do të përfundojnë me turp. Interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri-tjetrit e në paqe dhe për këtë është paguar një çmim i madh dhe është bërë një përpjekje titanike për të arritur deri këtu ku jemi. Këtë nuk mund ta zhbëjë askush as në Beograd as në Prishtinë apo gjetiu. Prandaj hiqni dorë nga skenarët ogurzi, sepse historia nuk kthehet mbrapsht!”, ka shkruar Haradinaj.

Baby Boo