Hapja e rrugëve tokësore dhe ajrore, nuk parasheh teste të Covid 19


Hapja e e Evropës po ndodh!Me padurim mërgimtarët tanë po presin që të hapen edhe rrugët e Ballkanit, rrugët për në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri!Krahas këti shqetësimi, mërgimtarët akoma po e shtrojnë çështjen e testeve Covid 19; çka do të ndodh me testet, a do të duhet me pas teste, meqë situata në Maqedoni nuk paraqitet e mirë, thonë shumë nga mërgimtarët tanë anë e kënd botës!

Vlerësojmë se me hapjen e rrugëve tokësore dhe ajrore, më nuk do të jetë e nevojshme me pas test covid 19; duhet me respektu distancë, me pas maska dhe kështu të ngjajshme!Rrugët do të hapen dhe njerëzit do të mësohen me bashkëjetu me këtë situatë, me Covid 19, thonë zyrtarët në Maqedoni!

Edhe mjeku i njohur Jusuf Idrizi ka bërë opinionin e tij rreth kësaj çështje, duke ndarë mendimin se tanimë njerëzit kanë filluar të bashkëjetojnë me këtë fenomen!Megjithatë, thotë ai duhet me qenë secili individ në krye të shëndetit të tij!

Se çka do të ndodh deri më 1 korrik pritet të shihet!

Kohë parë kishte qëndrime tjera:

Drejtori i Qendrës për Shëndet publik Arben Ziberi thotë se në kufi duhet të tregojnë testimin PCR qytetarët që vijnë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Jo, nuk do të ketë izolim, apo karantin për personat që do të jenë nga Shqipëria apo nga shtetet fqinje. Personat që vijnë nga shtetet e Unionit Evropian ngel të shohim se si do të rrjedhë më andej, për momentin vlen se qytetarët që udhëtojnë nga vendet evropiane u nevojitet për momentin që të hyjnë në RMV test PCR, i cili nuk është më i vjetër se 72 orë dhe ata persona nuk shkojnë në karantinë shtetërore por në vetëizolim apo në shtëpitë e tyre”, tha drejtori i QSHP Arben Ziberi.

Baby Boo