Hapja e negociatave me BE-në, Xhelal Neziri: “Faktor kyç është BDI dhe Ali Ahmeti” (VIDEO)


Dy ditë më parë në Bruksel, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria hapen negociatat për anëtarësimin në BE. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Sipas analistit Xheelal Neziri në një intervistë thotë se më meritorët për këtë datë historike të Maqedonisë së Veriut pa dyshim ka qeveria e tanishme gjegjësisht partia shqiptare BDI dhe Ali Ahmeti.

“Kjo është një sukses i qeverisë, këtë proces ashtu edhe Marrëveshjen e Prespës e ka drejtuar në mënyrë të suksesshme edhe Marrëveshja e Prespes edhe Marrëveshja me Bullgarinë që u arrit pa dyshim është sukses i kësaj qeverie. Kur flasim për këtë qeveri ne kemi parasysh se faktorë kyç është Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmeti. Një parti e cila ka treguar kapacitete shtetformuese, ka treguar lidership në këtë proces, por edhe në procesin e Marrëveshjes së Prespës” thotë Neziri.

Sipas tij, BDI në gjithë këtë sipërmarrje të Integrimit në BE ka luajtur një rol mjaft konstruktiv të dobishëm që vendi të jetë në trenin që do të lëviz më shpejtë në BE./Tetova sot/
https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2022/07/10000000_595993145296480_5513223185425380622_n.mp4?_=1

Baby Boo