Hapja e kufijve BE përditëson të dhënat vazhdon ndalesa për Ballkanin Perëndimor


Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve përditësoi të premten të dhënat rekomanduese për hapjen e kufijve ku bie në sy prirja në rritje e rasteve ditore. Kështu duke iu referuar numrit të të infektuarve mesatarja e 14 ditëve të fundit në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian ka qenë 16 të infektuar për çdo 100 mijë banorë–dy javë më parë më 15 korrik kjo mesatare ishte 13 të infektuar/100 mijë banorë.

Mesatarja është rritur ndjeshëm për vendet e Ballkanit nga 73 raste në 85 dy javët e fundit. Prirja rritëse më shqetësuese është ajo në Mal të Zi nga 123 raste për çdo 100 mijë banorë në 162 raste.
Shqipëria 44 (+5)/100 mijë banorë
Serbia 77 (+14)/100 mijë banorë

Bosnje e Hercegovina 96 (+24)/100 mijë banorë
Maqedoni e Veriut 100 (+6)/100 mijë banorë
Kosova 132 (+8)/100 mijë banorë
Mali i Zi 162 (+39)/100 mijë banorë

Baby Boo