Hapet xhamia “Tulipan” në Zvicër nga shqiptarët, kushtoi miliona euro (FOTO)


Në prag të festës së Fitër Bajramit, saktësisht në Natën e Kadrit, i hapi dyert një xhami për të qenë në dispozicion të besimtarëve shqiptarë.


Duke qenë se shumica dërmuese e shqiptarëve i përkasin fesë muslimane, mërgimtarët nga shteti i Zvicrës investuan në ndërtimin e një xhamie shumëdimensionale, e qujatur me emrin “Tulipan”.
Sipas kryetarit të kësaj qendre, Azir Jusufi, në ndërtimin e kësaj xhamie kontribuuan shqiptarët me rreth 4 milionë euro për ndërtimin e saj, por edhe duke punuar vullnetarisht, rreth 13 mijë e 500 orë.


Vlen të theksohet se ndërtimi i kësaj xhamie është bërë në qytetin Reinach, në kantonin Argau.
E veçanta e kësaj ndërtese nuk është vetëm dizajni i saj i punuar në detaje dhe delikatesë, por edhe funksionaliteti që kryen në disa fusha tjera, siç është: një çerdhe për fëmijë, bibliotekë, qendër kulturore, restaurant, zyra dhe parking nëntokësor.


Kryetari i kësaj qendre Jusufi shtoi se këtu do të tentohet ruajtja e identitetit të shqiptarëve në Zvicër.

Baby Boo