Hapet shkolla e re në Cërvicë të Kërçovës – Ahmeti: “Një brengë mbyllet 10 të tjera hapen”


Shkolla periferike “Millto Gurra” e fshatit Cërvicë të Kërçovës ishte ndërtuar në vitet e 70 nga vetë banorët e fshatit dhe që atëherë shumë gjenerata janë arsimuar aty, por që kohëve të fundit ky objekt filloi të vjetërohet, të lëshojë ujë dhe të shkatërrohet dal nga dal.

Sot realizohet një ëndërr e kamotshme e banorëve të fshatit Cërvicë të cilët tanimë fëmijët e tyre filluan procesin edukativo arsimorë në objektin e ri të shkollës.Për të hapur këtë shkollë i pranishëm ishte kryetari i integrnistëve Ali Ahmeti.

“Të dashur fëmijë, një breng mbyllet 10 të tjera hapen, e përmendët Universitetin e Tetovës, në vitin 2002 vinin të gjithë ata që kishin kontribuar për tu hapur ai Universitet për tu mbajtur ai Universitet në drejtim të grumbullimit të ndihmave sepse ishte Universitet që në themelet e tij kishte gjak të shqiptarëve. Rast unikat në botë dhe më thonin o Ali Ahmeti vetëm zyrtarizo Universitetin e Tetovës dhe asgjë tjetër mos bëjë, unë isha i vetëdijshëm dhe sot jam i vetëdijshëm që puna jonë i ngjan pusetave e mbyll një pusetë hapen tri të tjera”- deklaroi Ali Ahmeti-Kryetar I BDI-se.

Ndërtimi i kësaj shkolle ka kapur vlerën e rreth 600 mijë euro tha kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari. Sipas tij 300 mijë euro kanë qenë mjete nga qeveria, ndërsa pjesën e mbetur e ka mbuluar komuna.

“Për realizimin e këtij projekti përpos përkushtimit të administratës komunale, banorëve jeni edhe ju duke na mbështetur konkretisht realizimin financiar të këtij projekti jo vetëm moral që dini ta bëni më së miri por edhe atë financiar ku nga buxheti i shtetit u ndanë rreth 300 mijë euro për realizimin e këtij projekti i cili kap vlerën e 600 mijë eurove të cilat pastaj i mbuloi komuna e Kërçovës”- deklaroi Fatmir Dehari –Kryetar I Komunës.

Më këtë event nuk munguan as mërgimtarët. Shoqata Cërvica në Zvicër ndau mjete shkollore dhe mjete në të holla për të gjithë nxënësit e kësaj shkollë. Në këtë event nuk morri pjesë as ministri i Arsimit Jeton Shaqiri e as zv/ministri i Arsimit Lulzim Aliu i cili vjen nga ky qytet. Këtë të fundit e pyetëm nëse kishte pasur ftesë për pjesëmarrje, por zv/ ministri tha se nuk e ka qenë i ftuar e as njoftuar askush për hapjen e kësaj shkollë.

Baby Boo