Hapet shkolla e parë për transgjinoret në Pakistan


Pakistani ka hapur shkollën e saj të parë të financuar nga qeveria për gratë transgjinore. Ato shpesh abu*zohen seksualisht, su*lmohen dhe madje vr*iten. Shumica prej tyre madje hezitojnë të regjistrohen në shkolla për të shmangur diskriminimin.

Komuniteti Khawaja Sira daton prej qindra vitesh dhe njihet si gjinia e tretë në Azinë e Jugut. Më parë, personave transgjinorë u ishte mohuar trajtimi, sepse mjekët nuk mund të vendosnin nëse duhej t’i trajtonin ata në një repart për meshkujt ose femrat.

Shumë janë larguar nga familjet e tyre dhe shoqëria, duke siguruar jetesën përmes vallëzimit, ose seksit me pagesë.
Murad Raas, ministër i arsimit për provincën Punjab u zotua se do të sigurojë “arsim për të gjithë” ndërsa njoftoi hapjen e shkollës këtë javë në qytetin e Multan.
Deri më tani janë regjistruar 18 nxënës.

Baby Boo