Han: Pa zgjidhjen e emrit, dera për në BE do të mbyllet me dekada


Pak para vizitës së tij në Maqedoni të hënën, komisari evropian për zgjerim në intervistën për MIA-n thotë se nëse lëshohet mundësia për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë në referendumin më 30 shtator, dera për në BE do të mbyllet me “dekada”.

“Nëse nuk shfrytëzohet ky rast, shumë jam i sigurt se dera do të mbyllet me dekada, nëse jo përgjithmonë, tha Han për MIA-n.

Komisari evropian, i cili vjen për “Ditët e mediave”, do ta shfrytëzojë vizitën e tij që të takohet edhe me qytetarët në Shtip, ku do ta transmetojë këtë porosi. Qëllimi i tij, është që t’ua bëjë me dije qytetarëve implikimet e Marrëveshjes me Greqinë dhe nga progresi në rrugën drejt BE-së.

Baby Boo