Han: Në Shkup kemi kaluar shumë netë pa gjumë, sot japim lajmin e mirë


Komisari Johanes Han ka deklaruar se në Shkup ka kaluar shumë netë, edhe pa gjumë, ndërsa sot ka kënaqësinë që të flasë për perspektivën evropiane të vendit. “Ju përgëzoj për ftesën që keni marrë javën e kaluar për të filluar negociatat e pranimit në NATO. Qytetarët do të kenë më shumë siguri. Njerëzit e këtij vendi kanë treguar elasticitet dhe shërbejnë si shembull për të gjithë rajonin. Falë vendosmërisë dhe përcaktimit të kësaj qeverie ju keni arritur diçka që dukej e pamundur. Tani u ka mbetur qytetarëve të vendosin për të ardhmen e vendit tuaj, në një mënyrë sovrane dhe të lirë. Dera e BE-së është e hapur dhe ju mbetet për të përfituar nga kjo mundësi. Një referendum i suksesshëm do të tregojë pjekurinë e vendit tuaj”, tha Han, gjatë konferencës së përbashkët me kryeninistrin Zaev. /SHENJA/

Baby Boo