HAN NË AKSION PËR EMRIN, JO ZGJEDHJE BASHKË ME REFERENDUMIN


Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han ka theksuar për gazetën austriake “Standard” se është i bindur se referendumi në Maqedoni për emrin e ri do të përkrahet nga shumica e qytetarëve, informon INA.

“Në shtator ose tetor do të mbahet referendumi, dhe unë u jam ofruar që atje të shkojë dhe të promovojë vendimin. Në Maqedoni kam kredibilitet të caktuar dhe jam i gatshëm që ta shfrytëzojë. Megjithatë, me rëndësi është që referendumi të mos përzihet me zgjedhje tjera, sepse do të futej në një betejë partiake politike”, theksoi Han.

Sipas tij, zgjidhja e kontestit mes Athinës dhe Shkupit do të ketë rëndësi për tërë rajonin. Ai theksoi se BE patjetër duhet të plotësojë premtimet e dhëna, nëse autoritetet e Maqedonisë i plotësojnë kushtet e nevojshme.

Sipas tij, liderët në Maqedoni pavarësisht proviniencave politike e shoh se e pranojnë se ka sukses diçka që është në interes të vendit dhe tërë rajonit dhe se jam i bindur se referendumi do të përkrahet nga shumica e nevojshme.

Han tha se në anëtaret e BE-s në Samitin e 28 qershorit do të japin dritë jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim. (INA)

Baby Boo