Han apel politikanëve në Maqedoni: Mos e rrezikoni ardhmërinë për politikë ditore


Eurokomesari për zgjerim Johanes Han, i ka ftuar të gjith faktorët politik në Maqedoni që të mos e rrezikojnë përparimin e vendit për shkak të politikës dytore. Në intervistën për Euroaktiv han ka vlerësuar se Maqedonia ka bërë më së shumti përparim në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe në këtë kontekst ai përmen marrveshjen me greqinë por edhe rëndësinë e referendumit të sukseshëm për këtë marrveshje.

“Sidomos të rëndësishme janë përpjekjet e Qeverisë së kryeminsitrit Zaev për mardhënie të mira ndërfqinjësore. Pas Marrveshjes për fqinjësi të mire me Bullgarinë, më në fund, pas 27 viteve përpjekje pa sukses me ndërmjetësim të OKB-së, kontesti me emrin mes Shkupit dhe Athinës është zgjidhur. Kjo marrveshje historike paraqet hap të rëndësishëm drejt realizimit të perspectives euroatlantike të vendit. Për marrveshje të suksesshme nevoitet edhe referenduim i suksesshëm. Për shkak të kësaj, i ftoj të gjith faktorët politik të punojnë në mënyrë konstruktive për ta realizuar këtë qëllim, e jot a rrezikojnë përparimin për shkak të politikës ditore.”, ka deklaruar Han duke theksuar se bëhet fjalë për ardhmërinë e vendit, prandaj referendum për marrveshjen me Greqinë dhe emrin e ri t vendit duhet realizuar sa më parë.

Ai njëherit u shpreh i kënaqur edhe nga strategjia e BE-së për Ballkanin perëndimor.

Baby Boo