Hamit Hajrullahi: “Mançevski jep dorëheqje”


Gazetari Hamit Hajrullahi ka reaguar ashpër pas deklaratës së Mançevskit, i cili sqaroi më shumë për uljen e pagave të administratës në këtë kohë pandemie!

Hajrullahi shkruan: “Mançevski – DORËHEQJE
Mançevski paska thënë se nuk e di a do ketë para për rrogat e administratës?!!!
Pse nuk e pyet askush këtë ministër se çka bërë ai dhe qeveria e udhëhequr nga lideri i tij që e kanë sjellë shtetin në këtë gjendje që për dy javë të pësojë kolaps ekonomik?
Nëse nuk paska para si do ua ndajnë atëherë rrogat tona, punëtorëve të oligarkëve?
Nëse nuk ka para për momentin, pse nuk thonë se pjesën tjetër të rrogës që e tejkalon 14.500 denarin do na e japin pas dy-tre muajve, por duan të na e konfiskojnë?
Nëse na i konfiskojnë rrogat, pse nuk na i “konfiskojnë” edhe këstet e kreditit, faturat e rrymës e të telefonit???
Mançevski pas kësaj deklarate kur vet e pranon se në ç’far gjendje e kanë sjellin shtetit, ai dhe lideri i tij duhet të përshëndeten me politikën.
Më e pakta që mund ta bëjë është të japë DORËHEQJE!”

Baby Boo