Hamasi do të lirojë tetë pengje pas kërkesës së Rusisë: Ata janë miqtë tanë më të ngushtë!


Hamasi ka deklaruar se është në kërkim të tetë personave që ka marrë peng në Gaza dhe është gati t’i lirojë ata pas kërkesave nga ana e Rusisë që ka urdhëruar lirimin e tyre.

Abu Marzouk, një zyrtar i Hamasit, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA se ministria e jashtme kishte dorëzuar një listë me tetë emra, të cilët të gjithë kishin dy shtetësi, raporton Sky News.

“Ne jemi shumë të vëmendshëm ndaj kësaj liste dhe do ta trajtojmë me kujdes sepse e shikojmë Rusinë si mikun tonë më të ngushtë. Tani po i kërkojmë ata njerëz, edhe pse është e vështirë. Dhe sapo t’i gjejmë do t’i lirojmë. Pavarësisht vështirësive për shkak të situatës aktuale”, tha Marzouk.

Marzouk ka vizituar Moskën ditët e fundit. Rusia mbrojti vendimin e saj për të ftuar një delegacion të Hamasit në vend përballë kritikave të forta izraelite dje, duke thënë se ishte e nevojshme të ruheshin kontakte me të gjitha palët në konflikt.

Baby Boo