Hallakamë në PDK, Veseli mbledh kryesinë


Shefi i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbledhur kryesinë e partisë, për shkak të tensioneve të fundit brenda partisë, të cilat gjatë ditës së djeshme dolën edhe në publik. Express mëson se mbledhja e kryesuar nga Veseli do të fillojë në orën 12:00.

Ndërsa në seli është parë duke hyrë edhe Abelard Tahiri. Por ai nuk ka dashur të prononcohet për media lidhur me vendimin e tij për dorëheqje nga posti i ministrit.

Sidoqoftë, gjatë vikendit, Kadri Veseli ka paralajmëruar largime nga partia, në kuadër të procesit zgjedhor. Nuk ka përmendur emrat e atyre që pritet të përjashtohen nga Partia e tretë në Kosovë./Pacensure

Baby Boo