Halili: Që në vitet e 50′ nuk është investuar në stacionin hekurudhor në Tetovë! Sot i ndryshuam pamjen…


Stacioni hekurudhor në Tetovë është ndërtuar në vitet e 50′, që atëherë ka paraqitur një ndër institucionet bazë të qytetit.

Nga ajo kohë, nuk ka patur ndonjë investim për rikonstruim. Tanimë stacioni i Tetovës po merr pamje të re nga një vend ‘zonë e errët’ e qytetit po shndërrohet në një objekt modern me ndriçim të mjaftueshëm dhe me park të hapur për qytetarët.

“Tërësisht është ndërruar pullazi i objektit ku janë paraparë të vendosen dhe kamera sigurie që vrojtojnë 360° të hapësirës. Njëherit, janë respektuar të gjitha normat evropianeduke ndërtuar rrugica kalimi për personat me aftësi të kufizuar. Parkingu i stacionit ka filluar që të asfaltohet tërësisht dhe është zgjedhur problemi i kanalizimit të objektit, ku dhe është renovuar salla e pritjes me ndërtim të ri të tualeteve duke përfshirë dhe atë për persona me aftësi të kufizuar. Pjesa hekurudhore është rikonstruar me riparim të pragjeve dhe shtrim të zhavorit të ri për qarkullim më të sigurtë të trenave. Fasada është tërësisht e re dhe e izoluar” shpjegon Festim Halili drejtor i stacionit hekurudhor.

Baby Boo