Halili: “Kreativët më të talentuar do t’i mbështesim që të bëhen sipërmarrës të rinj”


Drejtoti i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Festim Halili ka njoftaur se ka vazhduar bashkëpunimi i suksesshëm me programin Junior Achievemen, si pjesë e Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet FIZHT dhe USAID-it në Maqedoni për bashkëfinancimin e programit dhe mbështetjen e kreativëve më të talentuar si dhe nxitjen e sipërmarrjes tek të rinjtë!
Me nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet FIZHT dhe Junior Achivment Macedonia, vazhdon mbështetja e programit për edukimin sipërmarrës në të gjitha shkollat e mesme në mbarë vendin.

Ai gjithadhtu njofton se marrëveshja u nënshkrua nga Ljupka Pançevska, drejtoreshë ekzekutive e Junior Achievement Macedonia dhe DFIZHT Festim Halili, i cili theksoi se: “Junior Achievement Macedonia është partneri ynë afatgjatë, me të cilin punojmë në drejtim të nxitjes së të menduarit kreativ, stimulimit të zhvillimit të sipërmarrësve të ardhshëm dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Jam i lumtur që me këtë marrëveshje edhe këtë vit një numër i madh i të rinjve do të kenë mundësinë të bëhen sipërmarrës të ardhshëm”.

Baby Boo