Halil Kastrati në vizitë te Ali Ahmeti


Humanisti Halil Kastrati sot ka vizituar selinë e BDI-së në Tetovë, ku e ka takuar edhe liderin e partisë Ali Ahmetin.

Kjo bëhet e ditur përmes një postimi në rrjetet socijale ku Ali Ahmeti shkruan:

‘Halili po bën punë të shkëlqyer bashkë me shoqatën bëmirëse Jetimat e Ballkanit.
Shtrirja e dorës së përkrahjes për familjet në nevojë është hyjnore.
Halili është bëmirës, patriot, besimtar, vëlla dëshmori dhe mik i joni, njeri i sinqertë që po bën punë të madhe.
Të bëjmë mirë, të përkrahim njëri tjetrin, të themi një fjalë të mirë, të ndihmojmë dhe ti gjindemi pranë tjetrit.’

Baby Boo