Halil Kastrati: “Ndër vizitat më domëthënëse për mua!”


Shkruan Halil Kastrati:

Baby Boo

Ndër vizitat më domëthënëse për mua!
Sot nënë Ferdonije Qerkezi nga Gjakova erdhi të më vizitojë dhe të më urojë shërim pas ndërhyrjes kirurgjike që kisha ditë më parë.
Pavarësisht dhimbjes që bart mbi supet e saj për më të dashurit që ende i ka të zhdukur, nënë Ferdonija gjen forcë dhe kurajo që të mendojë edhe për të tjerët.
Një nënë si kjo shpërfaq qëndresën shekullore të mijëra nënave shqiptare.
O Zot lehtësoja dhimbjen nënë Ferdonijes dhe të gjitha nënave që ende nuk din gjë për fatin e më të dashurve të tyre!