Hakerët sulmojnë faqen e FFM-së, postohen fotografi dhe video të ndryshme


Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) në rrjetin social facebook ka rënë pre e hakerëve.

Janë postuar fotografi dhe video të ndryshme të disa vajzave kineze dhe një personi kinez i cili është kyçur edhe “live” në faqen e FFM-së.

Nga MPB ende nuk kanë reaguar rreth rastit mirëpo pritet gjatë ditës të prononcohen.

Ndryshe nga hakerët muaj më parë ishin sulmuar edhe disa institucione tjera shtetërore. /KlanMacedonia/

Baby Boo