Hakerat rusë me fushatë të ash*për gra*bitjesh


Uashingtoni dhe Londra japin alarmin se hakerat e ushtrisë ruse janë duke kryer një su*lm të madh kibernetik ndaj institucioneve shtetërore në Shtetet e Bashkuara dhe Europë.
Shërbimet amerikane dhe britanike të zbulimit thonë se fushata e tyre është përqendruar tek gra*bitja e adresave të postave elektronike dhe e informacioneve të tjera kryesisht nga anëtarët e kongresit amerikan, parlamentit britanik dhe nga eurodeputetët.

Fushata më e fundit e su*lmeve rezulton të ketë nisur që prej mesit të 2019-s. Gjigandi botëror i kompjuterave Microsoft konfirmoi se në shënjestër janë institucionet dhe organizatat që përdorin shërbimet hapësirat e ruajtjes së të dhënave online të Office 365. Madje shërbimet perëndimore të zbulimit thonë se rusët po përdorin forcë bru*tale për gra*bitjen e të dhënave.

Su*lmet organizohen nga grupet e hakerave të agjencisë së zbulimit ushtarak rus GRU. Shërbimet amerikane dhe britanike të zbulimit kanë zbuluar të paktën 3 nga këto grupe të fshehura prapa emërtimeve Arushi dekorativ, APT28 e Strontium.
Dyshohet këto grupe fshihen edhe prapa të dhënave që iu vodhën stafit të demokratëve amerikanë gjatë fushatës presidenciale të 2016.

Baby Boo