Hajnat tentuan ta vjedhin bankomatin në Prishtinë, por diçka nuk funksionoi


Plani për vjedhjen e bankomati të “Raiffaisen Bank” në qendër të Prishtinës, më saktësisht afër Mensës së Studentëve ka dështuar,

Hajnat që deshën ta vjedhin bankomatin në orët e hershme të ditës së sotme kishin qenë afër realizimit të planit të tyre.

Ata kishin arritur ta vjedhin atë, por rrugës kanë hasur në probleme për ta transportuar.

Në fotografi të siguruara nga Insajderi shihet se bankomati ka mbetur në rrugë, ndërsa nga video shihet dëmet që i kanë bërë hajnat gjatë tentimit për ta vjedhë bankomatin.

Baby Boo