Hajnat shënjestrojnë viçat në Dibër


Sot dibranët patën mundësi të ndjekin helikopter të policisë, të cilët ateruan në afërsi të kufirit. Dibranët poashtu dje dhe sot kanë parë edhe forca të shtuara speciale në periferi të Dibrës, por edhe në afërsi të kufirit me Shqipërinë

Kohëve të fundit banorët e lagjeve periferike të Dibrës përsëri janë të shqetësuar për shkak të vjedhjeve të kafshëve shtëpiake. Dukuria negative ka qenë prezente vite më parë por pastaj problemet janë tejkaluar. Por, sipas personave të cilët janë të dëmtuar meqë u janë vjedhur viça, lopë dhe kafshë të tjera shtëpiake, shqetësimet kthehen por në të njëjtën kohë edhe frika.

Lidhur me këto probleme, zëdhënësi i SPV Ohër, Stefan Dimovski thanë se do të ndërmarrin masa dhe sot do të dalin me një kumtesë rreth ankesave të qytetarëve. Sot dibranët patën mundësi të ndjekin helikopter të policisë, të cilët ateruan në afërsi të kufirit. Dibranët poashtu dje dhe sot kanë parë edhe forca të shtuara speciale në periferi të Dibrës, por edhe në afërsi të kufirit me Shqipërinë. Sipas disa dibranëve të cilët thonë se, nga hajnat tani për tani të panjohur, janë vjedhur kafshë shtëpiake në vendbanimin Konjar, por edhe nga disa fshatra kufitare. Një nga pronarët thotë se atij hajnat i kanë vjedhur 7 viça.

Një pronar tjetër thotë se nga ferma e tij i janë vjedhur 2 lopë. Por këto nuk janë raste të vetme meqë ka edhe banorë të tjerë të kësaj komune të cilët theksojnë se dukuria në fjalë është prezente. Qytetarët që dëshiruan të mbeten anonim, thonë se bëhet fjalë për aktivitete jo ligjore me të cilët grupe të organizuara transportojnë në mënyrë jo legale këta kafshë në drejtim të Shqipërisë. Nuk ka informata zyrtare për aksionet të MPB-së, gjatë prezencës të tyre të përforcuar në Dibër. Edhe disa familjar në lagjet periferike të Dibrës thonë se janë të shqetësuar për prezencën e hajnave. Kërkojnë aktivitete të shtuara të policisë me qëllim të parandalimit të hajnave.

Baby Boo