Hajnat hyjnë në xhamitë e fshatit Negotinë dhe Çegran të Gostivarit, vjedhin para dhe sende tjera

Sot (04-mars) në orën 08:00, 46-vjeçari L.A. nga Çegrani i Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se mbrëmë (3/4 mars) autorë të panjohur kanë hyrë në xhaminë ku ai punonte dhe kanë marrë para. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
                                             
Dje (03-mars) në ora 13:50 në SPB-Tetovë është raportuar se gjatë natës së (02/3-mars), autorë të panjohur kanë hyrë në xhaminë e Negotinës së Gostivarit dhe kanë shkaktuar dëme në pajisjet ndriçuese brenda objektit. Inspektimin e ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.