Hajnat e armatosur thyen shtëpinë dhe vodhën arin në Prishtinë


Hajnat përdorën mollët për të kuptuar nëse brenda një shtëpie në Grashticë gjendeshin banorët e saj.
Por, pasi e kuptuan që askush nuk po u përgjigjej goditjeve me mollë, hajnat u futën në oborr me gurë në duar për të thyer xhamat e shtëpisë.

Mirëpo, hajnat u alarmuar kur kuptuan se aksioni i tyre kriminal po xhirohej nga kamerat e sigurisë që ishin të vendosura nëpër muret e shtëpisë së Halim Berishës në Grashticë të Prishtinës.

Pasi kuptuan që ka kamera, tre hajnat vendosën maskat dhe u kthyen për të hyrë në shtëpi pasi thyen dritaret.