“Hajde knej”, BDI-ja fillon nga sheshi Skënderbeu n’Shkup


Konferencë për shtyp e zedheneses se Forumit Rinor te BDI-së, Shqipe Shaqiri

Të nderuara media, të nderuar qytetarë, në emër të të gjithë neve, ju falënderoj shumë për pjesëmarrjen dhe vëmendjen.

Bashkimi Demokratik për Integrim është mbështetës dhe promotor kryesor i rolit të rinisë shqiptare në politikë.
Mbi 25.000 administratorë të rinj shqiptar, Dy universitete shtetërore në gjuhën shqipe
Me dhjetëra shkolla të mesme në gjuhën shqipe dhe mësim i detyruar i mesëm për të gjithë, salla sportive, qendra rinore, leximore, konvikte, stipendi, Forum rinor me përbërje 100% të re, Përfshirje e rinisë në përfaqësim, vendimmarrje dhe përpilim të politikave.

Këto dhe shumë të tjera mbajnë vulën e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Rinia është shpirti i BDIsë. Ne të gjithë jemi BDI!

Të nderuar, BDI ka përcaktuar rininë si prioritet absolut të veprimtarisë vijuese të Bashkimit Demokratik për Integrim duke i dhënë rinisë përparësi dhe hapësirë në ndërtimin dhe zbatimin e të gjitha politikave partiake dhe institucionale, si dhe duke e mbështetur në punësim dhe sipërmarrje rinore.
Duke patur perspektivën rinore të parën, Organizata jonë vihet në shërbim të tërësishëm për të shërbyer si platformë për çdo rinistë që të zhvillohet me potencial të plotë, tërësisht të përfshirë, të shëndoshë dhe absolutisht të përgatitur për ballafaqim me jetën.

BDI thekson nevojën e fuqizimit të të rinjve nëpërmjet të përfshirjes së tyre në përgatitjen, zbatimin por edhe vlerësimin e veprimeve të përbashkëta.
BDI nxit integrimin e të rinjëve në shoqëri dhe fton rininë për pjesëmarrje aktive në politikë nëpërmjet plotësimit të nevojave fillestare të tyre si partnerë të barabartë.

Bashkimi Demokratik për Integrim vihet në shërbim të plotë të rinisë dhe vë në dispozicion të gjitha asetet e veta organizative për të garantuar përfshirje të rinisë dhe ndërtim të politikave që mundësojnë të ardhme të mirëqenë për rininë e sotme dhe të nesërme.

Përafrimi i standardeve jetësore të vendit tonë me ato të vendeve të zhvilluara paraqesin parakusht që ne, rinia të gjejmë të ardhmen tonë në vendin tonë, por edhe do të mundëson rikthimin e theksuar të qytetarëve të cilët përkohësisht jetojnë jashtë.
BDI hap dyert e veta për të gjithë të rinjtë në Maqedoninë e veriut duke krijuar mundësi dhe shansa të barabarta për të gjithë.

Të nderuar, ju ftoj që bashkërisht të ndjekim ca video në ekranin para nesh.
Faleminderit.

Këto video dhe kjo pres konferencë është nisja zyrtare e online sfidës rinore #hajdeknej
Ftoj secilin prej jush, nga vendi ku jetoni, në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Evropë, Amerikë, Australi, të bëni një selfi video dhe ta ngarkoni online në Facebook, Instagram, Tëitter me thurrjen #hajdeknej
Ja, po e nisi unë me një selfi video me gjithë neve (nxjerr telefonin dhe bën selfie video me tekstin: Përshëndetje nga rinia më e mirë n’dynja, ne të gjithë jemi BDI, hajde knej.
Bëje edhe ti dhe sfido shokët dhe shoqet që ta bëjn Tung

Baby Boo