Hajdari: Ky është shembulli tipik se si solidarizohen “kriminelët” e institucioneve fetare


Pas debatit në Parlament të deputetit Muhamed Zekiri dhe kryeministrit Zoran Zaev për rishikimin e punës në Bashkësinë Fetare Islame, një ndër myftytë që ka reaguar duke i dalë në mbrojtje Sulejman Rexhepit është edhe ai i Luginës së Preshevës.

Lexo: Zoran Zaev dhe Muhamed Zekiri debatojnë rreth Bashkësisë Fetare Islame

Pas reagimit të myftyut nga Presheva është revoltuar botuesi i gazetës Lajm, i cili ka shkruar:

“Ja nje shembull tipik se si solidarizohen keta “kriminelët”, ne emer te institucioneve fetare, sidomos kur gjenden para frikës dhe argumenteve per implikimin e tyre ne lojera te fëlliqura. Lexoni reagimin qyqar perveç të Mulla Sules edhe te myftise se Presheves!
P.S. Keta dy ma kujtojne Ali Ahmetin dhe Ilir Metën, kur e lavderojne njeri-tjetrin”
——
Myftiu i Preshevës shkruajti këtë reagim për deputetin Muhamed Zekiri:

“Nuk eshte moralo etike nga strukturat politike shqiptare qe po i fusin hunt ne fe e ne Bashkesit fetare e mandej po i akuzojne hoxhallaret se po perzihen ne politike. Politika nuk ka kurrfare te drejte te perzihet ne institucionet fetare e as ne fe. Fale Zotit dhe pluralizmit politik shqiptareve ju ka dhene mundesia te perfaqesojne popullin neper institucionet shteterore dhe me voten e tyre keni fituar pozita, autoritet, para e nam. A nuk po keni me cfar te merreni o shqiptare, po shiqoni pergjegjesit tuaja qe i keni, cka fsheheni pas Reisit te nderuar nga bota shqiptare dhe myslimane, Sulejman Rexhepi, pse e fshehni deshtimin tuaj politik dhe po tregoni fytiren e vertet, qe ju me te vertete, nuk jeni te denje ta perfaqesoni popullin shqiptare neper institucionet shteterore dhe te drejtoni interesat kombetare. Nese nuk dini e as nuk mundeni, atehere, largohuni, lirone rrugen, shkoni, sepse, ka fal Zoti me te mire e me te menqur se ju. Po habitemi si po keni kohe ju mjerana te merreni me shpifje te demoduara, bajate e te besdisura me per popullin shqiptare.

Shqiptaret jane ne zor per zgjidhje politike dhe per ngritjen e standarteve demokratike dhe per funksionimin e ligjit e jo per muhabete kafeneshe e odash.STOP , BOLL ME, TRUSNI, nese nuk merrni abdes, bile pastroni dhembet e heshtni me.”, ka shkruar Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin Saqipi.

Baby Boo