HAHN: PAS ZGJIDHJES SË EMRIT, BE-JA DUHET TË NISË TË HAPË DYERT PËR MAQEDONINË


Komisari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka thënë se Evropa duhet që të përmbushë premtimet për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në rast të zgjidhjes së kontestit për emrin me Greqinë.

Ai beson se kjo marrëveshje do të shërbejë për forcimin e paqes në rajon. Sipas tij, aktualisht ka një trend pozitiv në rajon dhe arsyeja për këtë është strategjia e zgjerimit të BE-së, e cila hap një perspektivë për të gjitha vendet. Nisur nga kjo, Hahn beson se Maqedonia do të marrë dritë jeshile për fillimin e negociatave për pranim, në samitin e BE-së që mbahet më 28 qershor.

Baby Boo