Hahn: Mirë që edhe këtë herë qeveria ka qëllime evropiane


Eurokomisioneri dhe ish përgjegjësi për ecurinë e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së, Johannes Hahn ka folur për zgjedhjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duke e quajtur pro-evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është mirë të shohësh përsëri një qeveri në Maqedoni me agjendë të pastër evropiane. I dëshiroj Zoran Zaevit dhe ekipit të tij të gjitha të mirat” ka shkruar në Twitter Hahn.

Më vonë ka shkruar edhe një herë një mesazh tjetër duke kërkuar kohezion mes pjesmarrësve në politikë për qëllimet e shtetit për integrim në BE. /Telegrafi/

Baby Boo