Sot në Durrës do të takohen sërish kryeministrat e vendeve te Ballkanit nën prezencen e komisionerit Hahn.
Integrimi ekonomik do të jetë në fokus të takimit informal që do të zhvillohet sot në Durrës mes komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn dhe Kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në njoftimin e lëshuar nga zyra për shtyp e Kryeministrisë bëhet e ditur se temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Europian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale1, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.
Takimi do të mbahet në ambientet e vilave qeveritare dhe do të nisë në orën 09:40.
Në takim do të marrë pjesë dhe Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërkohë që kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç nuk e ka konfirmuar ende pjesmarrjen në takimin e sotem.
Në mesditë, Hahn dhe Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të bëjnë të ditura vendimet në një konferencë për shtyp./PaCensure