Habit Zoran Zaev: Duam marrëveshje me ish të dënuarit në rastin “Sopoti”


Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore Zoran Zaev përmes një konference për shtyp njoftoi se është i gatshëm që të arrijë marrëveshje me ish të dënuarit në rastin “Sopoti”, njofton Pa Censurë

I pyetur se nëse Sopotasve do t’i takojë dëmshpërmblimi sipas ligjit, Zaev u shpreh se Qeveria është e interesuar t’i shmanget harxhimeve gjyqësore dhe të arrihet marrëveshja për dëmshpërblim.

“Çdo qytetar duhet t’i gëzojë të drejtat që i ka të garantuara me ligj. Ligji duhet të respektohet dhe të drejtat e qytetarve duhet respektuar. Shteti duhet të funksionojë për të gjith qytetarët” theksoi Zaev. /Pa Censurë/

Baby Boo