Habit Menduh Thaçi, ja çfarë thotë për partitë shqiptare në RMV, BDI dhe ASh


Bashkimi Demokratik për Integrim është partia më e fuqishme tek shqiptarët për momentin. Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i cili në Klan Debat mbrëmë tha se në zgjedhjet e fundit, partia e Ali Ahmetit ka arritur një fitore që sipas Thaçit është spektakolare.
Thaçi tha se është i pa diskutueshëm fakti se BDI-ja është për momentin partia më e fuqishme tek kampi shqiptar.

“Ata arritën që të kenë një fitore spektakolare ndaj kundërshtarëve politik. Në vitin 2018 PDSH-ja ka pasur më shumë vota se opozita sot. Në këto zgjedhje, BDI-ja e vetme morri 120miijë kurse ASH-AAA dhe VMRO-ja morën tek shqiptarët 40 mijë vota. Kjo është një tronditje e madhe dhe unë e mirëpres këtë situatë. E mirëpres ardhjen e Alternativës në Qeveri, kjo kontribuon që njëher e përgjithmonë të eliminojmë nga skena politike opozitën e rrejshme shqiptare”, tha mes tjerash Thaçi.

Baby Boo