Habit 65 vjeçari: “Kam marrë 11 doza të vaksinës anti-COVID, më shpëtuan nga dhimbjet”


Një burrë është vaksinuar të paktën 8 herë me vaksinën kundër Covid, vitin e kaluar, tha një zyrtar shëndetësor në Indi. Ndërkohë, Brahmdeo Mandal, 65 vjeç, pohon se ka marrë 11 doza të vaksinës dhe se po përgatitej të merrte dozën e 12-të.

Postieri në pension tha se vaksinat e kishin ndihmuar të shpëtojë nga dhimbjet dhe “të qëndrojë i shëndetshëm”. Ai pretendon se nuk ka pësuar asnjë efekt negativ nga mbidozat.
65 vjeçari u ndalua të merrte dozën e 12-të të vaksinës (siç pretendon ai) javën e kaluar.
Autoritetet vendase njoftojnë se janë duke u zhvilluar hetime për të zbuluar se si i moshuari arriti të marrë dozat e vaksinës.

Baby Boo