Haas ‘zhduk’ Rusinë


Skuderia e F1 heq dorë nga ngjyrat e flamurit dhe sponsori rus
Skuderia e Formula Një, Haas është distancuar nga Rusia pas sulmit ushtarak ndaj Ukrainës. Skuadra amerikane, por me sponsorin e madh rus, Uralkali ka vendosur të heqë të gjithë referencat, ngjyrat që i përkasin flamurit rus.

Në pistën e Barcelonës, makinat e saj zbritën me një ngjyrë krejtësisht të bardhë. Logo e sponsorit rus u zhduk gjithashtu në kamionët e ndryshëm të ekipit dhe nga profili në Twitter.

Në radhët e skuderisë Haas është dhe piloti rus, Nikita Mazepin. Të njëjtën gjë bëri dhe skuadra e futbollit gjerman, Shalke 04 me Gazprom.

Baby Boo