“Guxim i jashtëzakonshëm”/ Trump për Hotin dhe Vuçiçin: E bënë Ballkanin më të sigurt


Duke iu rikthyer marrëveshjes së shumëtrumpetuar të Washington-it, presidenti Donald Trump e përshëndeti paktin e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se ai do t’i bëjë këto dy vende, ashtu si edhe Ballkanin dhe botën, më të sigurta.

“Një hap i tillë ka kërkuar guximin e jashtëzakonshëm të udhëheqësve”, ka thënë Trump. Shefi i Shtëpisë së Bardhë citohet të jetë shprehur se “guximi i jashtëzakonshëm” i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë i nevojshëm për t’i nisur këto bisedime dhe “për të ardhur në Uashington, për t’i finalizuar detyrimet”.

“Duke e bërë këtë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, ishte komenti i tij.

Hoti dhe Vuçiç e nënshkruan marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump. Dy palët, megjithatë, nuk i hodhën firmat në të njëjtin dokument, por nënshkruan secili veçmas. Trump, nga ana tjetër firmosi një letër ku i përgëzonte të dy palët për guximin drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Baby Boo