GURORJA NË STRAÇINCË, KOMUNA E GAZIBABËS PREMTON ZGJIDHJE (VIDEO)


Këshilli i Komunës së Gazibabës në krye me kryetarin Boris Georgievski kanë vendosur që më datë 18 ta vendosin në rend dite çështjen e fshatit Straçincë, lidhur me hapjen e gurores. Deri atëherë janë zotuar se do të sigurojnë gjithë dokumentacionin se si ka rrjedhur procedura e marrjes së lejes për punë nga kompania Melkam Engineering, në mënyrë që të vendosin se çfarë duhet të ndodh më tej.  Po ashtu, nga kjo komunë kanë bërë të ditur se do të kërkojnë nga kompania në fjalë që të mos zhvillojë punime deri sa të zbardhet i gjithë rasti. Këto premtime banorëve të Straçinës u janë dhënë në takimin e tyre të sotëm në hapësirat e komunës.

ADANAN AJRULLAHU, KRYETAR I KËSHILLIT INICUES

“Më në fund u vendos dhe gjetëm një mirëkuptim edhe prej kryetarit komunës edhe prej gjithë këshilltarëve, pa marrë parasysh cilës parti politike i takon, që më datë 18, ditë e hënë, të takohemi përsëri dhe ta bisdojmë vetëm këtë problem. Deri më 18, mori obligim kryetari i komunës t’i siguroj të gjitha dokumentacionet prej institucioneve relevante se si ka ardhur deri te leja për punimin e kësaj kompanie. Ajo që është më me rëndësi kryetari i komunës mori për obligim se do ta informoj kompaninë se do të kryhen gjithë bisedimet, mos të filloj më punë”

Ajrullahu gjithashtu njofton se kanë filluan që të bëjnë peticion jo vetëm nga banorët e Straçinës, por se kanë gjetur mbështetje edhe nga fshatrat përreth.

Lidhur me reagimin e djeshëm të kompanisë Melkam Engineering se do të ngrisin padi për  Ajrullahun dhe gjithë personat e përfshirë në grup, Ajrullahu tha se këtë do ta bëjë ai ndaj kësaj kompanie, pasi ata kanë thënë se Ajrullahu ka përdorur dokumentacione të falsifikuara dhe deklarata të pa vërteta.

ADANAN AJRULLAHU, KRYETAR I KËSHILLIT INICUES

“Dua ta shfrytëzoj rastin ta japë një demant lidhur me shkresën e djeshme, informatën e kompanisë se kinse Adnan Ajrullahu ka bërë fals dokumentacione ose ka bërë disa deklarata bombastike që nuk janë të vërteta. Absolutisht i demantoj ato, i hedh poshtë se nuk janë të vërteta. Unë tashmë kam shumë argumente të ngrej padi, sepse ata mua më kanë ofenduar se kam bërë falsifikime të dokumentacionit”

Ndërkaq, kompania gurthyese Melkam Engeneering një ditë më parë tha se do të padis organizatorët dhe pjesëtarët e protestës për, siç thonë ata të pavërtetat që i kanë thënë në opinion dhe që u janë kërcënuar dy punëtorëve të kompanisë së tyre dhe që ka përdorur dokumentacione të falsifikuara dhe të njejtat i ka publikuar në opinion. Sipas kompanisë, derisa punëtorët e tyre kanë qenë të angazhuar, organizatorët e protestës u kanë ndjellur frikë dhe pasiguri dhe si të tillë ata nuk do të mund të vazhdojnë të punojnë. Kujtojmë që tashmë tre ditë, punimet e gurores në fshat janë ndërprerë. Emine Ismaili /SHENJA/

Baby Boo