Guri peshon më shumë në vendin e tij


Besar Durmishit

– Ikja e Gruevskit vetëm se është një shenjë ku tregon ardhacllëkun e sllavëve në trojet tona autoktone Iliro – Shqitpare, uzurpimin dhe shkatërimin e vendeve, ku pas tronditjeve si shpëtim e shohin ikjen nga ky vend.
– Po ta shohim burgosjen e prof. Dr.Rufi Osmanit, Alajdin Demirit, Refik Dauti, Vehbi Bexhetit, Fadil Sulejmanit ku pas një rezistence institucionale dhe demokratike dorëzohen dhe marrin burgimin për arsye më banale të asaj kohe si të burgosur politk. Edhe pse ishin të pafajshëm ku nëpërmjet kryengritjeve kërkonin të drejta njerëzore: kombi jonë të ketë flamurin tonë, implementimin e gjuhës shqipe në institucione shtetërore, themelim të Universitetit.
– Përsëri nuk ikën nga ky vend, u dorëzuan para organeve të rendit, se ky është vendi jonë, skemi ku tjetër të shkojmë.
– Ndërsa sot edhe pse shumica e njerëzve bëjnë tallje me ikjen e Gruevskit, është pikërisht ai i cili duhet të vuaj dënimin se është personi i cili për 11 vjet qeverisje këtë shtet e degradoi, e bllokoi dhe varfëroi skajshmërrisht, vodhi nga arka e shtetit e cila mblidhet me tatimet që paguajnë qytetarët, vetëm për të qëndruar në pushtet në koalicion me udhëheqësinë kriminale të BDI-së montoi raste si sopoti, rrahja e nxënësve, monstra, 27 prilli, botimi i enciklopedisë fallce, nxitja e urrejtjes ndëretnike e shumë të tjera, që u dëmtuan vetëm qytetarët e këtij vendi, posaçërisht shqiptarët.
– Dhe për fund zotëria ( e keqja e këtij vendi ) ikën si qyqar nga ka ardhur duke u friguar të përgjigjet para organeve të drejtësisë dhe të merr dënimin e merituar.
– Nuk ka justifikim për MPB, ose le të gjejnë dhe ta sjellin para organeve të drejtësisë ose le të japin dorëheqje, t’iu lejnë punën tjerëve ta bëjnë si duhet.

Baby Boo