GURI GJIGANT SHKËPUTET NGA SHKËMBI, ZË POSHTË MAKINËN ME 4 PERSONA BRENDA (VIDEO)


Një incident i rëndë ka ndodhur në Sichuan në jug perëndim të Kinës, ku një makinë është goditur nga një gur gjigant, i cili u shkëput nga një shkemb si pasojë e reshjeve të shiut.

Videoja u xhirua nga një tjetër automjet që ndodhej prapa makinës që u përfshi në incident.

Siç duket edhe në këto pamje të frikshme guri ka rënë sipër makinës, por fatmirësisht katër personat kanë shpëtuar mrekullisht.

Të plagosurit u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekeve.

Baby Boo