GURË DHE FLAKADAN KUNDËR KORDONIT TË POLICISË PËRPARA KUVENDIT


Protesta e cila u organizua nëpërmjet rrjeteve sociale po zhvillohet sonte para Kuvendit të Maqedonisë, kundër marrëveshjes që është nënshkruar sot për çështjen e emrit.

Protestuesit këndojnë këngë patriotike dhe brohorasin “nuk e japim emrin” dhe bëjnë thirrje ofenduese kundër qeverisë.

Një pjesë e tyre sulmoi kordonin e policise duke gjuajtur me gure dhe flakadanë.

Policia intervenoi duke përdorur gaz lotsjellës.

Baby Boo