Gucati: Turqia ka liruar vet*eranin e UÇK-së


Kryetari i Organizatës së Vete*ranëve të L*uftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka njoftuar se autoritetet e Turqisë e kanë liruar veteranin Imri Ilazi. Sipas Gucatit, Ilazi ishte ndaluar nga autoritetet turke në Aeroportin e Antalisë pasi Serbia ka dërguar emrin e tij në INTERPOL.

“Sapo më njoftuan se është liruar Imri Ilazi nga organet turke. E falënderoj Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Brendshme në Kosovë dhe ambasadën e Kosovës në Turqi, Blerim Dajakun dhe Kushtrimin që ndihmuan në lirimin e ish-gje*neralit Imri Ilazi. Shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten” ka shkruar Gucati. Më 2 gusht, autoritetet në Kosovës njoftuan se një veteran i ish-Usht*risë Çlirimtare të Kosovës u ndalua nga autoritetet e Shqipërisë pasi Serbia kishte dërguar emrin e tij në INTERPOL. Por më pas ai u lirua nga policia shqiptare.

Baby Boo