Gucati: Policia e Shqipërisë zbaton urdhërat e Serbisë, ndalon veteranin e UÇK-së

Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë, pasi që shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol.
Kështu ka shkruar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka theksuar se nga burimet që kanë marrë, Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Baby Shop Charli

“Ju bëjmë apel bashkëluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera. Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, ka shkruar ai.

Restorant Lumare
Sigma Doors