Guardiola akuzohet për racizëm: I urren lojtarët afrikanë


Yaya Toure e ka “goditur” sot Pep Guardiolan duke e akuzuar trajnerin e Manchester Cityit se ka probleme të mëdha me lojtarët nga Afrika.

Mesfushori 35-vjeçar e ka akuzuar trajnerin e kampionit të Premier Ligës për “egërsi” dhe paragjykime për lojtarët afrikan të futbollit

Lojtari i Bregut të Fildishtë u largua nga City në fund të sezonit pasi që kishte pasur kohë të limituar nën urdhrat e trajnerit katalunas. Është hera e dytë që Toure largohet nga skuadrat që menaxhohen nga Guardiola, derisa Yaya ishte larguar nga Barcelona kur këtë skuadër e drejtonte strategu spanjoll.

Toure tani thotë se është trajtuar në mënyrë jo fer nga Guardiola, duke treguar se ai dyshon që ky trajner ka shumë paragjykime për afrikanët, duke e akuzuar atë indirekt për racizëm.

“Dëshirojë te jam ai i cili e thyen një mit për Guardiolën”, tha katër herë fituesit i çmimit si lojtari më i mirë afrikan për France Futboll.

“Jam përpjekur që ta kuptoj dhe madje kam kërkuar statistikat e mija nga stafi i trajnerëve. Kur e kam kuptuar që ato ishin mirë apo shumë mirë, si në stërvitje dhe në ndeshje, kurse ata qe luanin ishin më të ri se unë, kuptova se nuk ishte një çështje që unë nuk isha mirë fizikisht. Nuk e di pse por kam pasur ndjenjën që ai ishte xheloz në mua, ai me konsideronte rival”, thotë Yaya.

“Kam pasur përshtypjen që Pep, pa më njohur apo respektuar, bënte gjithçka që të më largonte nga skuadra sidomos sezonin e fundit. Kjo ishte mizore ndaj meje. A mendoni që ai do të ishte i njëjtë me Andres Iniesta? Erdha në atë pikë se mos ishte ngjyra e ime problemi. Nuk jam i pari, edhe lojtarë të tjerë të Barças e kanë bërë pyetjen e njëjtë?”.

“Ndoshta ne afrikanët nuk trajtohemi njëjtë nga disa njerëz të caktuar. Kur i sheh këto probleme, sheh se Pep gjithmonë paska pasur problem me lojtarë afrikanë, kudo që ka qenë, atëherë ja bëj këtë pyetje vetes. Ai është shumë inteligjent për t’u vërejtur. Ai kurrë nuk do ta pranon këtë akuzë. Por ditën që ai do të merr pesë lojtarë afrikan në skuadër, ju premtoj që do ja dërgoj një torte si shenjë falënderimi atij”, ka thënë në fund Toure.

Baby Boo