Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit, Bozinovski: Shtabi qendror nuk na ndihmoi


“Në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, ishim të lënë vetëm të ballafaqohemi unë dhe Zoran Stançevski – përgjegjës në teren nga ndihmës-shtabi operativ”,– ka deklaruar para trupit gjykues zëvendës-shefi i SPB-së në Shkup, Kirill Bozhinovski.
Ai tha se gjatë organizimit për sigurimin e protestave nga Sigurimi i Kuvendit kanë vërtetuar se dyert e Kuvendit nga jashtë janë të padepërtueshme, nëse nga brenda janë siguruar dhe mbyllur. Ai tha se Shtabi Qendror pranë MPB-së nuk ka ndihmuar gjatë situatës së ndërlikuar dhe se nga fillimi i protestave nga shtabi qendror i MPB-së ka kërkuar ndihmë dhe përforcim me qëllim të jenë të përgatitur në rast të eskalimit. Ai tha se numri i policëve në dispozicion të SPB-së është i vogël, aq më pak kur nga Çavkov u hoq urdhri për ndalesë të shfrytëzimit të pushimit vjetor, ku u përgjysmua numri i pjesëtarëve të policisë me arsyetimin se protestat janë të qeta. Ishte e pamundur të intervenohet, policia ishte në numër 300 ndaj 3000 protestuesve, tha ai.
Gjatë gjykimit, dëshmoi edhe Mitko Gruevski – pjesëtar në Njësitin për siguri dhe rend publik pranë SPB-së – Shkup. Sipas tij, detyrë e tyre ka qenë që të sigurojnë masën e protestuesve, e cila është nisur nga Qeveria drejt Kuvendit. Ai dëshmoi se në mesin e protestuesve ka vërejtur edhe të akuzuarit, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Bogdan Ilievski-Betmen, Igor Durllovski, Vllado Jovanovski, si dhe kolegë të tij nga Drejtoria e gjashtë e sigurisë së Vip personave. Ai më 27 prill ka qenë në detyrë pune, ndërsa atë se çka ka ndodhur pas orë 15 deri ora 20 e di vetëm nga ajo që ka parë në televizion.
Për dhunën në Kuvend më 27 prill, 31 persona akuzohen me veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit”, ndërsa dy prej tyre akuzohen për nxitje.
Baby Boo