Grupi i Kumanovës shpresat tek Haradinaj, ja çfarë thonë avokatët?


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ditë më parë ka nënvizuar nevojën e ekstradimit të Grupit të Kumanovës në Kosovë, për të vuajtur dënimin, pasi që të përfundojnë të gjitha instancat gjyqësore në Maqedoninë e Veriut. Avokatët mbrojtës të grupit kanë mirëpritur këtë paralajmërim të Haradinajt.

“Pa marrë parasysh nëse rikthehet lënda, apo shkojmë në seancën ankimore në Gjykatën Supreme, sigurisht intervali kohorë do të jetë mes 4 dhe 6 vite. D.m.th është më praktike që të zgjidhet njëra prej këtyre dy opsioneve, të vazhdoje me gjykim në Republikën e Kosovës për gjysmën e të akuzuarve që janë me nënshtetësi kosovare ose si opsion i dytë që thash, që të mbajnë paraburgimin në Kosovë, me atë që të ketë marrëveshje, sepse e dimë që është rast politik dhe marrëveshja duhet të jetë politike”-tha Naser Raufi, avokat i disa të bur*gosurve nga rasti i Kumanovës”, deklaroi për Alsat-M avokati mbrojtës Naser Raufi.

Ndërsa vokatja Artene Iseni kërkon edhe rikualifikimin e veprës penale dhe uljen e dënimeve.

“Mbajtja e mëtutjeshme në burgjet e Maqedonisë e djemve nga Kosova nuk përmbush asnjë qëllim që parashohin ligjet e Maqedonisë e para ndëshkimi dhe e dyta resocializimi. Këta djem janë ndëshkuar përtej ligjit dhe sigurisht burgjet e Maqedonisë nuk ofrojnë asgjë për socializmin e tyre, përkundrazi dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre. Ekstradimi në Kosovë do të ishte zgjidhja ma e mirë bashkë me rikualifikimin e veprave penale dhe uljen e dënimeve”-theksoi për Alsat-M, Artene Iseni, avokate e disa të bur*gosurve nga rasti i Kumanovës.

Vendimin e shkallës së parë mbrojtja e ka ankimuar në Gjykatë të Apelit. Në rast të një vendimi për rigjykim, të njëjtit duhet të lirohen deri në ngritjen e akuzës tjetër, gjë që është thuajse e pamundur të ndodhë. Nëse Apeli vërteton vendimin e shkallës së parë, të dënuarit kanë të drejtë të ankesës në Gjykatën Supreme, procedurë kjo që mund të zgjasë mbi katër vite deri në vendimin final. Për ngjarjet në lagjen e trimave të 9 dhe 10 majit të 2015 në Kumanovë 37 persona u dënuan me 746 vjet bu*rg.

Baby Boo