Grupi “Bajri”, si u vra 15 vjeçarja në vitin 2002 pas shpine dhe u manipulua si vetëvrasje


Midis krimeve të shumta që rëndojnë mbi grupin kriminal “Bajri” nga Shkodra, janë edhe vrasje, për të cilat akuzohet Behar Bajri.

Shumica e krimeve ka ndodhur në fillim të vitit 2000, ndërsa njëra prej vrasjeve, ishte ajo e një 15 vjeçareje, bashkëjetuese e Behar Bajrit.

E reja u vra në shtëpinë e tij me disa plumba pas shpine. Pavarësisht se kanë kaluar gati dy dekada, vrasja e saj u mbyll nga autoritetet e asaj kohe si vetëvrasje.

Por tani, pas rreth 16 vjetësh, siç bën me dije redaktori i Ora News, Trashgim Sokolaj, dosja është rihapur pas ekspertizës së pistoletës.

Sokoli: Akuzat e ngritura sot ndaj këtij grupi janë ngjarje të ndodhura në vitet 2000-2004, por edhe muajt e fundit. Akuzat kryesore për dy vrasje janë të vitit 2002. Janë çështje të mbyllura, të mbetura pa autor.

Si është rihapur kjo çështje? Është rihapur pas kërkesës së autoriteteve holandeze dhe belge për këtë grup që për shkak të sasive të lëndëve narkotike atje ishte kthyer në shqetësim. Autoritetet shqiptare kanë filluar të rihapin të gjitha rekordet. Është hapur mbi bazën e një pistolete. Njëri prej anëtarëve të grupit, Behar Bajri, akuzohet se ka vrarë në vitin 2002, bashkëjetuesen e tij në banesë.

Ngjarja ishte mbyllur si vetëvrasje. Arma ishte gjetur në banesë rreth 3 metra larg vajzës që u vra në moshën 15 vjeçe dhe që rezulton nga ekspertiza se është qëlluar nga pas. Me gjithë këto elementë, prokuroria dhe policia e kohës e arkivon këtë vrasje si vetëvrasje. Në muajin prill 2018, pasi autoritetet belge dhe holandeze kërkojnë hetime për këtë grup, ekpertohet kjo armë dhe rezulton e përdorur edhe për një vrasje tjetër, po në Shkodër dhe e përdorur po nga Behar Bajri. Këto janë akuzat më të rënda për këtë grup.

Baby Boo