Gruevskit i ulet rroga e deputetit për 5%


Deputetit që mungon më së paku tre herë një pas një në seancat e Kuvendit, i hiqen 5% nga rroga Në koordinim te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, u mor konkludimi se deputeti Nikola Gruevski, prej ditës së sotme konsiderohet si mungues pa arsyetim, duke i marrë parasysh informatat e organeve kompetente se ai është në ikje. Nga kuvendi përmes një njoftimi bëjnë të ditur se sipas Nenit 30 të Rregullores për punë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deputeti i cili është i penguar të jetë i pranishëm në seancë të Kuvendit, nëpërmjet Grupit parlamentar e informon kryetarin për mungesën. Më tej në njoftim theksohet se deputetit i cili mungon më së paku tre herë një pas një në seancat e Kuvendit, e për këtë nuk e ka informuar kryetarin, i hiqen 5% nga rroga për çdo ditë mungesë, për çka nxjerr akt Komisioni për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Ky nen do të vlejë për mungesën e paarsyetuar të deputetit Nikola Gruevski. Prej 5 ditësh ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është larguar, duke mos lënë asnjë gjurmë. Dje në llogarinë e tij në facebook ka shkruar që ai ka marrur kërcënime të shumta për jetën e tij, dhe tani gjindet në Budapest dhe ka kërkuar azil potik nga autoritetet hungareze. Pas kontrolleve të bëra, MPB vërtetoi se personi Nikolla Gruevski që kërkohet për të vuajtur dënimin me burg prej 2 vjetëve për vepër penale- marrje të shpërblimit për ndikim joligjor, gjendet në Hungari. MPJ e Maqedonisë mori konfirmim nga ministria e Hungarisë se Gruevski është në Hungari dhe se ka kërkuar azil. Dje, Gjykata ka sjellë vendim për urdhër-arrest ndërkombëtarë për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, pas informatave se ai ndodhet në Hungari./21Media

Baby Boo