Gruevski: Vepra për lëndën “Tank” është vjetëruar


ktgjykimi ka shumë mangësi, para së gjithash shkelje esenciale në procedurë, ndërsa janë bërë edhe shkelje të mëdha në Kodin Penal, tha avokati Sterjo Zikov, duke e elaboruar para këshillit gjyqësor të Gjykatës së Apelit ankesën për aktgjykimin e shkallës së parë për Gjoko Popovskin në lëndën “Tanku”.

Sipas tij, ka shkelje të procedurës penale në kryerjen e parregullt të dëshmive materiale, të cilat gjykatësi lejoi të lexohen si tituj në listën e dëshmive, por jo edhe në mënyrë përmbajtjesore që është në kundërshtim me Ligjin për procedurë penale.

Zikov para këshillit gjyqësor të Gjykatës së Apelit u ankua edhe në ekspertizën lidhur me këtë lëndë duke thënë se është shumë shtrenjtë.

“Precedent është dy ekspertiza nga 10 faqe, për të cilat unë paguaj në praktikë nga 100 deri në 200 euro. PSP-ja i ka paguar nga 2.500 euro, gjegjësisht 5.000 euro”, tha Zikov.

Pas aktgjykimit të shkallës së parë për lëndën “Tanku” janë parashtruar gjashtë ankesa, katër nga avokatët e Gruevskit, një personalisht nga Gruevski dhe një nga Gjoko Popovski,

Gjykatësja raportuese, Tanja Mileva në seancë i lexoi katër ankesat e avokatëve dhe atë personale të Gruevskit, ndërsa avokati Sterjo Zikov e justifikoi ankesën e Gjoko Popovskit.

Në ankesën e Gruevskit është theksuar se në muajin shkurt të vitit 2018 është bërë vjetërsimi i veprës penale, për shkak të bisedës telefonike që e ka bërë Gruevski më 26.02.2012.

Në ankesë është theksuar se aktgjykimi është i paqartë dhe kontradiktorë për çka kërkohet heqje e aktgjykimit nga gjykata e shkallës së parë./Pacensure

Baby Boo