Gruevski vazhdon të ketë bodigarda të paguar nga shteti


Nga ish funksionarët, për momentin sigurim personal i garantuar nga Republika e Maqedonisë, përkatësisht Ministria e Brendshme, ka vetëm ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Nga Ministria e Brendshme nuk japin detaje se sa anëtarë të policisë e garantojnë sigurinë e Gruevskit, pasi që vlerësojnë se një informacion i tillë rrezikon sigurinë e tij dhe të pjesëtarëve të MPB-së.

Qeveria e kaluar, pak para përfundimit të mandatit miratoi ndryshime ligjore sipas të cilave kryeministrit të cilit i përfundon funksioni, MPB t’i jap atij gjashtë persona të punësuar në njësitin për sigurim të individëve dhe objekteve të MPB-së dhe të drejtë për shfrytëzim të një veture zyrtare dhe shofer në afat prej 10 viteve.